János Eifert - Photographer

I. Vatovci: Eifert, 40 vjet në fushën e fotografisë – E ENTJE, 2009. FEBRUÁR 26.

e-entje-kosova-sot-lajsu-20090224-26

WWW.KOSOVA-SOT.INFO
E PËRDITSHME INFORMATIVE E PAVARUR

E ENTJE, 26 Shkurt, 2009

Në GAK (Galerinë e Arteve e Kosovës) hapet ekspozita personale e fotografit hungarez, Janosh Eifert

Eifert, 40 vjet në fushën e fotografisë

Gjatë karrierës së tij, fotografi hungarez, Janosh Eifert, është prezantuar në 33 shtete të ndryshme, ka pasur 160 ekspozita personale, 650 ekspozita grupore dhe ka fituar 168 shpërblime, çmime dhe diploma

Fotografi hungarez, Janosh Eifert, ka hapur të martën në Galerinë e Arteve të Kosovës ekspozitën e tij personale ku janë ekspozuar dhjetëra fotografi të bëra në vende të ndryshme të botë. Duke përshëndetur të pranishmit, ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, Zoltan Imeç, ka thënë se Janosh Eifert përfaqëson artistin modern puna e të cilit bazohet në fotografi me tema të ndryshme, si: vallëzimi, lakuriqësia, natyra dhe fotografia e aplikuar. “Aparati i këtij artisti për 40 vjet ka fotografuar portrete të artistëve, politikanëve, si dhe njerëzve të njohur në 34 shtete të ndryshme, duke filluar nga qendra hapësinore e Amerikës deri në ‘Taxh Mahallë’ në India”, ka thënë Imeç. “Gjatë karrierës së tij, Eifert është prezantuar në 33 shtete të ndryshme, ka pasur 160 ekspozita personale, 650 ekspozita grupore, si dhe ka fituar 168 shpërblime, çmime dhe diploma”, ka thënë ambasadori hungarez, Zoltan Imeç. Ndërsa ministri i Kulturës i Kosovës, Valton Beqiri, është shprehur se me hapjen e kësaj ekspozite është bërë edhe prezantimi i kulturës hungareze. Ai ka premtuar se edhe në të ardhmen do të ketë bashkëpunime të tilla me artistët hungarezë, duke parë edhe mundësinë e prezantimit të artistëve tanë në Hungari.

I. Vatovci