János Eifert - Photographer

F.A.: Sot hapet ekspozita personale e hungarezit Janos Eifert – EkspoKosova Sot, 2009. február 24.

eifert-kosova-pristina-kosova-sot-20090224

 

Kosova Sot, 24 Shkurt, 2009

Sot hapet ekspozita personale e hungarezit Janos Eifert

Ekspozohen rreth 40 fotografi artistike 
 
 
 

Në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë po vazhdon të jetë e hapur ekspozita kushtuar 30-vjetorit të punës së këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës. Sipas Zeni Ballazhit, ushtrues detyre i drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës, ekspozita është ende e hapur dhe ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve. “Ekspozita është pritur mjaft mirë nga publik dhe po vizitohet nga shumë artdashës”, tha ai. Ndërsa nga dita e martë në këtë galeri do të hapet ekspozita me fotografi artistike nga artisti hungarez Janos Eifert. “Fotografi Janos Eifert ka punuar në disa teknika dhe tema të ndryshme. Ai në këtë ekspozitë do të prezantohet me 4 teknika. Do të ekspozohen mbi 40 fotografi të realizuara kryesisht në Hungari (në vendlindjen e tij). Përderisa është hera e tij e parë që ekspozon në Kosovë, autori ka vendosur të bëjë edhe disa fotografi në qendra të ndryshme të Kosovës”, tha Ballazhi, duke shtuar se këto fotografi kanë lidhje me Kosovën vetëm në aspektin kulturor tradicional. Janos Eifert ka lindur më 1943 në Hodmezovasarhely të Hungarisë. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive dhe disa personale në vend dhe jashtë vendit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur dy javë në Galerinë e Arteve të Kosovës. F. A.