János Eifert - Photographer

Diana Bunjaku: Fotografia si lojë – Autori Janos Eifert nga Hungaria hap ekspozitë në Kosovë – Gazeta Express Online, 2009. február 26.

Eifert-Exhibition-in Pristina-Gazete-Express-Online

Nga hapja e ekspozitës se fotografi hungarez. Foto: Fisnik Dobreci

Fotografia si lojë
Autori Janos Eifert nga Hungaria hap ekspozitë në Kosovë

Nga Diana Bunjaku  më 26.02.2009 në ora 14:20
Në Galerinë e Artëve të Kosovës, të martën, u hap ekspozita e fotografisë artistike, e autorit hungarez Janos Eifert.
Janos, me këtë ekspozitë, u prezantua për herë të parë në Kosovë. Me dyzet fotografi të realizuara në disa teknika e forma të ndryshme, me intervenime fotografike dhe digjitale. Kjo ekspozitë ishte e gërshetuar me tema të ndryshme, duke filluar nga vallëzimi, natyra, fotografia e aplikuar e deri te lakuriqësia. Hapjen e kësaj ekspozite e bëri kuratori Zeni Ballazhi, i cili e vlerësoi lart punën e Janos dhe njëherësh falënderoi përfaqësuesit e ambasadave, ambasadorin e Hungarisë, Zolton Imeq, si dhe ministrin e kulturës Valton Beqirin.
Zolton Imeq, ambasadori i Hungarisë, tha se fotografi Janos është i mirënjohur për personalitetin e tij determinant në profesion të artit në vend dhe jashtë vendit. “Punët e tij mund të radhiten në kategori të një stili solid, mirëpo ai kërkon mënyra të tjera”, tha Imeq. Ai po ashtu shtoi se Janos, përveç pasionit për fotografi, punon edhe si mësues , interpretues, shkrimtar , specialist dhe ekspert.
“Janos ka pasur 160 ekspozita personale dhe 650 ekspozita grupore, ku ka fituar 168 shpërblime, mirënjohje dhe çmime të ndryshme. Ai ka një ekspozitë të pafund të fotografive të tij të bëra në 33 shtete të ndryshme. Fotografitë e tij, fotoaparatet dhe artikujt kanë qenë të botuara rregullisht në shtyp të specializuar dhe revista në vend dhe jashtë vendit, libra e publikime në mediat elektronike”, ka thënë ambasadori Imeq dhe shtoi se fotografitë e tij janë përdorur si peizazhe dhe prapavija në programe televizive.
Imeq po ashtu tha se Jano ka interpretuar në disa seri televizive duke shkruar parafjalë (parathënie) për disa albume si dhe katalogë të ekspozitave. Hapi ekspozita si dhe bëri interpretime, publikoi edhe shkroi për to.
Ndërsa autori Janos Eifert tha se fotografia për të është një lojë, shumë interesante,eksperimentale, nëpërmes së cilës dëshiron që të pamundurën ta bëjë të mundur.
“Gjatë katër viteve kam mbledhur foto nga fytyrat më të njohura, nga 33 shtete të ndryshme sa kam shëtitur. Disa fotografi të cilat i kam paraqitur nëpër media dhe nëpër institucione të ndryshme,hyjnë në kategori të ndryshme dhe kane mesazhe mjaft interesante. Këto ide për fotografi janë të ndihmuara me mundësi digjitale dhe teknike,” tha Janos.
Ndërsa Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Valton Beqiri, tha se kjo ekspozitë jo vetëm që është ekspozitë e zotëriut Eifert, por edhe një prezantim i kulturës hungareze.
“Më lejoni që në emrin tim të falënderoj ambasadën dhe shtetin hungarez për realizimin e kësaj ekspozite, e cila me prezantimin e saj i hap dyer të edhe më tej artit dhe kulturës në përgjithësi. Ne jemi të gatshëm që edhe vlerat tona artistike t’i shpalosim në Hungari, që edhe artistët tanë të jenë prezent në Hungari, të ngremë ura ndërlidhëse bashkëpunimi mes vete midis shteteve dhe popujve, në mënyrë që ta sforcojmë artin edhe më shumë”, tha Beqiri. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Hungareze në Kosovë. Ndërsa ekspozita do të jetë e hapur dy javë.

Biografi

János Eifert u lind në vitin 1943 në Hódmez?vásárhely në Hungari. Ndërmjet viteve 1960 dhe 1977 ka qenë vallëzues profesionist për trupën e vallëzimit në Honved. Filloi të merret me fotografi në vitin 1968, gjersa ishte në turne jashtë vendit. Nga viti 1977 ai ka qenë fotoreporter për Lobogó dhe nga viti 1978 deri në vitin 1988 për Búvár. Në vitin 1984 ai ka qenë drejtor artistik për Sebesvíz International Photography Camp dhe mësues kryesor në kolegjin profesional dhe kurseve për master në Hungarian Photographic arts Association (MFSZ). Ai gjithashtu ka përgatitur diaporama që nga viti 1985. Në vitin 1993 fotografia e tij e titulluar Dance dhe diaporama e tij e titulluar Firedance u përzgjodhën për koleksionin historik të FIAP. Në vitin 1998 ai u bë drejtor artistik për të parën National Photo Week dhe themelues dhe editor përgjegjës për MFSZ, e para revistë online për fotografi në Hungari. Ai gjithashtu ka qenë edhe themelues dhe drejtor artistik i Contemporary Photographic art Collection si dhe nënpresident i Hungart.